Site icon Telegrafi

Trusti sqaron pse ueb-faqja për aplikim për tërheqjen e 10 përqindëshit nuk është duke punuar

Zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi ka mohuar se ueb-faqja trusti10.org, nuk është duke punuar.

Demi për Telegrafin ka thënë se ueb-faqja duhet të ketë përgatitje paraprake.

Ai tha se faqja duhet të testohet në ora 15:00, ndërsa tha se lansimi do të bëhet në atë kohë.

Lexo po ashtu Ende pa nisur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit, bie ueb-faqja e Trustit

“Faqja duhet të testohet në ora 15:00. Ajo faqe duhet me i pas do përgatitje paraprake. Faqja as nuk është hapur as nuk ka ra. Ne e kemi bërë të ditur faqen vetëm për ta promovuar. Lajmi që faqja ka ra nuk është i vërtetë, sepse nuk është ngrit, ka qenë vetëm për tu informuar qytetarët se ku do të aplikojnë. Për të qenë e gatshme faqja duhet të lansohet. Do të lansohet në një orë që është caktuar, e para lansimit është normale që të bëhen disa përmirësime të cilat i shërbejnë daljes finale”, tha Demi.

Ndryshe, Trusti Pensional i Kosovës ka hapur një ueb-faqe të veçantë (trusti10.org) përmes së cilës qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë nga sot në ora 15:00 për të tërhequr 10 për qind të mjeteve të kursyera në bazë të Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version