Site icon Telegrafi

Truri i njerëzve që meditojnë, është shtatë vjet më i ri

Ekspertët nga Spitali Universitar Jena në Gjermani, kanë zbuluar se njerëzit që meditojnë rregullisht, e mbajnë trurin në të ri për shtatë vjet

Sipas gjetjeve, kombinimi mes përqendrimit intensiv dhe relaksimit, mund të ndikojë në krijimin e qelizave të reja të trurit.

Pa marrë parasysh inteligjencën e personit që mediton, parandalimi i tkurrjes së trurit, ndikon në Alzhaimer dhe në sëmundje tjera që e kaplojnë kujtesën.

Shkencëtarët e kanë skanuar trurin e 100 personave, gjysma prej të cilëve bëjnë meditim të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë bëjnë kurrë, transmeton Telegrafi.

Skanerët kanë qenë të lidhur për kompjuteri, duke japë të dhënat e gjendjes së trurit, si dhe pjesës tjetër të gjendjes fizike.

Në përgjithësi, tek ata që nuk kanë medituar, mosha aktuale dhe gjendja e trurit kanë qenë të njëjta, për shembull nëse dikush ka qenë 57-vjeçar, e ka pasur edhe trurin e moshuar njëjtë.

Mirëpo, truri i atyre që kanë medituar, ka qenë shumë më i ri.

Personat me nga 50-vjet, kanë pasur tru që i përket trupit të një 43-vjeçari.

Lexo po ashtu A është më mirë të meditoni në mëngjes apo në mbrëmje?

Ndryshe, meditimi përpos që ndihmon në dobi të shëndetit, japë rezultate pozitive në përmirësimin e sistemit të imunitetit, por edhe e lehtëson vetminë. /Telegrafi/

Exit mobile version