Site icon Telegrafi

Truri i femrave është më kompleks, prandaj ato kanë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt

Pavarësisht interesave dhe ngjashmërive që kanë, meshkujt dhe femrat mund të jenë shumë të ndryshëm.

Në fakt, ata mund të jenë aq të ndryshëm saqë femrave u duhen mesatarisht 20 minuta më shumë gjumë çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Përse? Sepse, sipas një studimi, truri i femrave është “më kompleks”.

Një nga funksionet kryesore të gjumit është ta mundësojë trupin të rikuperohet.

Gjatë gjumit të thellë, korteksi – pjesa përgjegjëse e trurit për kujtesën, mendimet, gjuhën, etj. – shkëputet nga shqisat dhe futet në fazën e rikuperimit.

Aq më shumë që e përdorni trurin gjatë ditës, aq më shumë i nevojitet atij kohë të rikuperohet.

Femrat kanë tendenca të kryejnë më shumë punë sesa meshkujt – ato bëjnë shumë punë në të njëjtën kohë dhe janë fleksibile – prandaj ato e përdorin më shumë trurin sesa meshkujt.

Për shkak të kësaj, nevoja e tyre për gjumë është më e madhe.

Edhe një mashkullit që ka një punë stresuese dhe që kërkon shumë mendim mund t’i nevojitet më shumë gjumë sesa meshkujve mesatarë – por prapëseprapë jo aq shumë sa femrave.

Këto hulumtime munden ta shpjegojnë edhe arsyen se përse truri i mashkullit plaket më shpejt sesa ai i gruas. /Telegrafi/

Exit mobile version