Site icon Telegrafi

Truproja i Kim kërcënon hajnat: Do t’ju gjejmë, jua jap fjalën për këtë! – por ku ndodhej ai kur i nevojitej më së shumti?! (Foto)

Truproja i Kim Kardashian, Pascal Duvier, ka thyer heshtjen pas incidentit që ndodhi në Paris, ku yllit të famshëm iu vodhën stoli në vlerë prej 11 milionë eurosh.

“Ato që ndodhën në Paris ishin ndër gjërat më të ulëta që kam parë ose dëgjuar”.

Kërcënon truproja!

“Ne kemi informacion dhe ekipin dhe do t’ju gjejmë. Këtë jua premtoj… Jeni ngatërruar me njerëzit e gabuar”, ka thënë ai për Mail Online.

Kardashian nuk e fajëson truprojën e saj për dështimin për ta mbrojtur të hënën, mirëpo fansat e saj e kanë sulmuar në rrjetet sociale për faktin se nuk i ka qëndruar pranë kur i është nevojitur më së shumti.

Kim nuk e fajëson truprojën e saj.

Pascal ishte duke u kujdesur për motrat e Kim, Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner, në një klub nate në Paris, ndërkohë që 35-vjeçarja ndodhej vet në apartamentin e saj kur ndodhi incidenti, ndërsa vetëm roja e hotelit kujdesej për sigurinë dhe atë e kishin prangosur hajnat.

Ai kujdesej për motrat e Kim kur ndodhi vjedhja.

“Pascal ndodhej me Kourtney dhe Kendall në klubin e natës L’Arc. Kim ndihej e sigurt e vetme në apartament. Kim nuk e fajëson Pascalin. Ajo ndihej e sigurt në apartamentin në Paris dhe nuk mendon se është faji i atij”, ka thënë një burim për Us Weekly. /Telegrafi/

Exit mobile version