Telegrafi

Truproja e Zaevit pasi u pezullua nga puna tani kërcënon mediat (Dokument)

Truproja personale e Zoran Zaev më herët u suspendua nga puna si shkak i hetimeve që MPB kishte hapur kundër tij për një incident që ai e kishte shkaktuar në një kafene në Strumicë por ai tani ka filluar që të ju kërcënohet mediumeve me padi për shpifje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për truprojën me iniciale A.K i cili shkaktoj rrahje masive në një diskotekë të Strumicës.

Ai ju ka dërguar padi personale disa mediumeve për, siç thotë ai, shpifje që ai i ka bërë për ta.

Nga LSDM thonë se e kanë pezulluar nga puna, edhe pse ai ka dalë në diskotekë privatisht e jo gjatë orarit të punës.

Truproja e Zaev do të jetë i pezulluar deri sa MPB të sqarojë incidentin./Telegrafi/

Lexo po ashtu LSDM largon rojen e Zaevit, hetohet nga MPB e Maqedonisë