Site icon Telegrafi

“Trupi ynë nuk duron më”, yjet e Real Madridit të zemëruar me kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve

Nesër (e mërkurë), Real Madridi do të futet në një nga gjashtë garat që do t’i luajë gjatë sezonit 2024/2025.

‘Los Blancos’ do të takohen me Atalantan në finale të Superkupës së Evropës, teksa po synojnë që të fitojnë trofeun e parë këtë sezon.

Mbretërit do të marrin pjesë gjithashtu në La Liga, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Botës për Klube verën e ardhshme, e cila përfshin 32 ekipe.

Në total, ata do të mund të përfundojnë duke luajtur 72 ndeshje nëse arrijnë finalen në secilën prej këtye garave, një kalendar i çmendur ky ku përfshihen edhe ndeshjet me kombëtaren.

Për Dani Carvajalin kjo është e tepërt. Në një intervistë për mediat, ai i ka kërkuar FIFA-s dhe UEFA-s që ta reduktojë numrin e ndeshjeve të luajtura gjatë sezonit.

“Nuk ka kuptim. Të kesh udhëtime si Kupa e Botës për Klube, datat e FIFA-s në mes, është e pamundur që të luash 72 ndeshje”, ka thënë Carvajal.

I të njëjtit mendim ishte edhe bashkëlojtari i tij Federico Valverde, i cili tha se trupi i tyre nuk do të durojë më.

“Mendoj njësoj si Dani, ne që jemi nga Amerika Jugore duhet të bëjmë 12 orë atje dhe të rikthehemi sërish (pas përfundimit të angazhimit me kombëtare). Këtë vit kemi stërvitur më pak, por do mundohemi të japim më të mirën. Trupi ynë nuk duron më”, ka thënë Valverde.

Është e qartë se diçka duhet të ndërmerret në këtë drejtim nga palët e përfshira. Ka një mundësi të madhe se Real Madridi do të vuajë me të njëjtat probleme me lëndime si sezonin e kaluar.

Shëndeti i të gjithë futbollistëve është primar dhe lojtarët e Real Madridit nuk janë të vetmit që janë ankuar për kalendarin e ngjeshur./Telegrafi/

Exit mobile version