Lajme aspak të mira vijnë nga Brazili për legjendën e futbollit botëror, Pele.
Ikona e Brazilit dhe tre herë Kampioni i Botës me këtë Kombëtare është duke kaluar ditët e tij të fundit të jetës.
82-vjeçari prej disa javësh është i shtruar në spital pasi është duke vuajtur nga kanceri në zorrën e trashë.
Por mediat braziliane kanë raportuar se gjendja e Peles është përkeqësuar shumë dhe sipas asaj që thotë mjekësia, ai po kalon ditët e tij të fundit.
Pele është shtruar në spital ku po merr kujdesin e duhur nga një ekip mjekësh pasi trupi i tij nuk i është përgjigjur si duhet kimioterapisë në luftën e tij kundër kancerit të zorrës së trashë.
Gjithmonë sipas lajmeve të fundi që vijnë nga Brazili, janë marrë masat nga mjekët për t’i lehtësuar dhimbjen legjendës Pele i cili është në fund të jetës së tij.
Ai u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo, Brazil, të martën e kaluar, pasi ka simptomat e nga “ënjtjes së përgjithshme” dhe “dështimit të zemrës”.
Kujdesi paliativ është për pacientët me sëmundje ose kushte potencialisht kërcënuese për jetën dhe kujdes në fund të jetës.
Braziliani Pele nga shumë njerëz konsiderohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, pasi ai fitoi tre herë Kupën e Botë me Brazilin në vitet 1958, 1962 dhe 1970. /Telegrafi/