Telegrafi

Trupat e gjashtë pengjeve janë gjetur në Gaza, ata ishin rrëmbyer nga Hamasi vitin e kaluar

Izraeli thotë se forcat e saj kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah, transmeton Telegrafi.

IDF zbuloi edhe identitetet e tyre si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino.

Zëdhënësi Daniel Hagari tha se një vlerësim fillestar ishte se ata ishin “vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i gjenim ata”.

Në deklaratën e lëshuar të dielën në mëngjes, IDF tha se trupat janë “rikthyer në territorin izraelit”.

“Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor [2023] dhe u vranë nga Hamasi në Rripin e Gazës” u tha ndër tjera. /Telegrafi/