Donald Trump nuk do t’i vendosen pranga kur të arrestohet javën e ardhshme në New Jork.
Kështu deklaroi avokati i ish-presidentit amerikan, Joe Tacopina, raporton skynews.
Një marrëveshje është rënë dakord midis ekipit ligjor të ish-presidentit dhe prokurorëve në Manhattan, konfirmoi ai.
Trump pritet të paraqitet të martën në gjykatë për akuzat penale me të cilat po përballet.
Kujtojmë se ish-presidenti amerikan pritet të gjykohet për një pagesë prej 130 mijë dollarësh ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016.
Daniels kontaktoi me mediat duke iu ofruar atyre shitjen e historisë së saj, pasi tha se kishte një aferë seksuale me kandidatin për president në vitin 2006. /Telegrafi/