Në takimin e zhvilluar në Osaka, në kuadër të samitit të 14-të të G20-ës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vlerësoi kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke iu referuar asaj si “një mike e madhe” dhe një “grua fantastike”.
Në përshëndetjen e tij, Trump shtoi gjithashtu se ai dhe kancelarja “kishin një marrëdhënie të jashtëzakonshme”.
Merkel, nga ana e saj, foli për argumentet që dy liderët duhej të diskutonin.
“Ne duhet të flasim për çështjet ndërkombëtare, në veçanti atë që po ndodh në Afrikën Perëndimore, por dhe për antiterrorizmin dhe Iranin”.
Në fund të takimit, Trump tha se mezi priste të kalonte kohë me të gjatë me kancelaren gjermane, përcjell Shqiptarja.
“Është më mirë se të shoh debatet televizive të demokratëve”, si pjesë e fushatës elektorale presidenciale në Amerikë – tha Trump.
Në samit, udhëheqësit botërorë do të diskutojnë çështjet më të rëndësishme financiare dhe ekonomike të ditës. Tregtia, ndryshimet klimatike dhe krizat ndërkombëtare duket të jenë në krye të agjendës.