Site icon Telegrafi

Trump vjen me deklaratë bombë para zgjedhjeve të 12 dhjetorit: Jeremy Corbyn “do të ishte aq i keq për Mbretërinë e Bashkuar”

Presidenti amerikan Donald Trump sonte i ka bërë thirrje Boris Johnsonit dhe Nigel Farage që të bëjnë një aleancë të përgjithshme zgjedhore pasi presidenti amerikan tha se së bashku të dy udhëheqësit do të ishin ‘të pandalshëm’.

Madje, siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, Trump më pas paralajmëroi votuesit që të mos e mbështetnin Jeremy Corbyn në kutitë e votimit në 12 dhjetor, pasi ai pretendoi se do të ishte ‘aq i keq’ për Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo sipas DailyMail po vlerësohet si një “deklaratë bombë” e presidentit amerikan ndërsa fushata e përgjithshme zgjedhore ka filluar.

Po sipas këtij mediumi, Farage i ka ofruar vazhdimisht Johnson një pakt elektoral për të shmangur ndarjen e votës “Leave”, por vetëm nëse Kryeministri pranon të hedhë poshtë marrëveshjen e tij me Brukselin.

Johnson deri më tani ka hedhur poshtë ofertën dhe ka këmbëngulur se ai do të bëjë fushatë me një zotim për të ofruar marrëveshjen e tij për Brexit.

Sidoqoftë, DailyMail shkruan se zoti Trump e ngriti presionin ndaj kryeministrit për të ndryshuar mendjen sonte pasi ai mbështeti Farage.

Ai gjithashtu bëri një sulm ndaj Corbyn për të cilin tha se do ta çonte Britaninë në “vende të tilla të këqija”.

Ai tha: “Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me shumë nga udhëheqësit, përfshirë Boris. Ai është një njeri fantastik dhe unë mendoj se ai është djali i duhur për kohën dhe unë e di që ju dhe ai do të përfundoni të bëni diçka që mund të jetë e frikshme”.

“Nëse ju dhe ai bashkoheni, ju e dini, jeni një forcë e pandalshme dhe Corbyn do të ishte aq i keq për vendin tuaj”.

Ndryshe, Farage është i vendosur kundër marrëveshjes së Brexit të Johnson për arsyet që ai beson se do ta linin Mbretërinë e Bashkuar shumë afër BE-së, por ai insistoi që sonte oferta e tij për një aleancë mbetet ende.

Ai i kërkoi zotit Trump të bindte kryeministrin të hiqte marrëveshjen e tij për Brexit në favor të një ndarjeje “Pa marrëveshje”, por presidenti amerikan tha se nuk do të dëshironte t’i tregonte homologut të tij se çfarë të bënte. /Telegrafi/

Exit mobile version