Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti sot në Paris për të takuar homologun, Emmanuel Macron dhe për të marrë pjesë në paradën tradicionale ushtarake franceze të 14 Korrikut, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Trump do t’ia kushtojë mëngjesin e tij personelit civil dhe ushtarëve amerikanë, para se të fillojë pjesa diplomatike dhe përkujtimore e vizitës.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili po përballet me dyshime të tjera për bashkëpunim me Rusinë, do të takohet me presidentin Emmanuel Macron, i cili parashikon të mund të krijojë një marrëdhënie më të afërt me presidentin e paparashikueshëm amerikan.
Ceremonia e pritjes do të nisë në orën 13:30. Takimi do të zhvillohet në orën 14:30 dhe do të pasohet nga një konferencë shtypi që do të mbahet në orën 16:15.