Klikime pa fund i janë bërë lajmit të postuar nga llogaria zyrtare në Twitter e gjigandit BBC, se presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, është qëlluar me armë zjarri dhe se është plagosur.
Mediat e huaja raportojnë sot se gjithçka që ndodhi ishte sulm hakimi i profilit.
“Lajm i bujshëm: President Trump është plagosur në krah me armë zjarri”, “shkruante” BBC.
Vetëm pak çaste pas atij postimi, erdhi sqarimi i dytë: “Ju kërkojmë falje të gjithë atyre që panë një postim të pazakontë nga llogaria jonë këtë mëngjes. Duket se jemi sulmuar nga hakerat dhe jemi duke kërkuar ose dhe si..”