Presidenti amerikan Donald Trump, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit britanik Boris Johnson i cili mbrëmë është dërguar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Londër, pasi simptomat e coronavirusit kanë filluar të jenë më të theksuara dhe gjenda e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
“Shprehim keqardhje që ai është dërguar në repartin e kujdesit intensiv. Të gjithë qytetarët e Amerikës luftën që ai të shërohet shpejtë. Ai është një mik shumë i mirë dhe i veçantë i imi”, tha Trump gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.
Trump gjithashtu u ka kërkuar dy kompanive farmaceutike që janë duke bashkëpunuar me qeverinë amerikane që ta “kontaktojnë menjëherë Londrën” për të asistuar në shërimin e Johnsonit
Gjatë ditës së djeshme Trump ka mbajtur një konferencë për media me pronarët e kompanivee që prodhojnë barna që luftojnë pandeminë e COVID-19 – bëhet fjalë për Genetech, Amgen, Gilead dhe Regeneron. /Telegrafi/