Donald Trump kërcënon edhe Gjermaninë, pasi kërcënoi disa prej kompanive automobilistike amerikane.
Ai tha se do të vendosë një taksë 35 përqind, duke shkaktuar reagime të forta nga Berlini.
Kompania gjermane BMW po planifikon të hapë në 2019 një degë në Meksikë, por Trump është kundër kësaj.
“Le t’i prodhojnë këto makina në Amerikë dhe jo në Meksikë”, tha ai.
Por BMW ka bërë të ditur se veturat po prodhohen për shpërndarje globale, dhe jo vetëm në SHBA.
“Ata nuk sillen në mënyrë reciproke në terma tregtarë. Në çdo shtëpi amerikane ka vetura gjermane, Mercedes për shembull. Sa Chevrolet keni parë në Gjermani?”, tha Trump.
Por atij ju përgjigj ironikisht zv/kancelari gjerman dhe ministër i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, transmeton tema.
“Amerika duhet të prodhojë makina më të mira, nëse duan që ne të blejmë makinat e tyre”, tha ai për Bild.