Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se vendi i tij do të pranojë një iniciativë nëse Irani dëshiron negociata.
Sipas AP, ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Nëse ata duan të flasin, unë jam në dispozicion.”
Ndërsa tensionet në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit përshkallëzohen, Trump pretendon se Irani dëshiron një marrëveshje.
Megjithatë, kreu i lartë fetar iranian, Ajatollah Ali Hamenei, thotë se negociatat me SHBA nuk do të sjellin ndonjë gjë të mirë.
Ai tha dje se Irani nuk do të negociojë për çështje që lidhen me armatim.
Hamnei vuri në dukje se Irani nuk dëshiron të blejë armë bërthamore, jo për shkak të sanksioneve amerikane, por për shkak se ajo është e ndaluar me Ligjin e Sheriatit. /kp/Telegrafi/