Siç duket Donald Trump po i hedh benzinë zjarrit që ka shpërthyer lidhur me mundësinë që Oprah Winfrey të kandidojë për Presidente në Amerikë, nisur nga fjalimi i saj i dhënë në janar te ‘Golden Globes’, shkruan Telegrafi.
Trump nuk ka qëndruar indiferent kundrejt këtyre komenteve, madje zgjedh të reagojë nëpërmes rrjetit social Twitter. Ai thotë se shpreson që Oprah të hedhë kandidaturë si Presidente e Amerikës, në mënyrë që të humbasë, si gjithë të tjerët.
Presidenti aktual, Trump ka marrë shkas nga emisioni i fundit i Oprahs, pyetjet e të cilës, sipas tij, ishin të gabuara.
“Sapo ndoqa një Oprah Winfrey shumë të pasigurt, të cilën dikur e njihja mirë, duke bërë intervista në një panel për emisionin ’60 Minuta’. Pyetjet që shtroi ishin të shtrembruara dhe të dhëna të gabuara. Shpresoj që Oprah të hedhë kandidaturë në mënyrë që të humbasë, si gjithë të mëparshmit!”, shkruan në Twitter Presidenti i SHBA.
Just watched a very insecure Oprah Winfrey, who at one point I knew very well, interview a panel of people on 60 Minutes. The questions were biased and slanted, the facts incorrect. Hope Oprah runs so she can be exposed and defeated just like all of the others!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 19, 2018