Presidenti Donald Trump dje vuri në pikëpyetje çështjen se pse Rusia po ndërhynte në zgjedhjet amerikane, ish-Presidenti, Barack Obama dhe administrata e tij nuk u përpoqën për ta penguar dhe përse ata tani nuk janë objekt hetimi.
Trump praktikisht kërkoi që Prokurori i tij i Përgjithshëm, Jeff Sessions, të fillojë një hetim ndaj zyrtarëve të administratës Obama.
Në një koment në Twitter, Trump shkruante, “Një pytje: në se e gjithë ndërhyrja ruse ndodhi gjatë administratës Obama e deri më 20 janar, përse ata nuk janë objekt hetimi? Përse nuk bëri gjë Obama për ndërhyrjen ruse? Përse nuk janë objekt hetimi edhe demokratët? Pyesni Jeff Sessions!”
Question: If all of the Russian meddling took place during the Obama Administration, right up to January 20th, why aren’t they the subject of the investigation? Why didn’t Obama do something about the meddling? Why aren’t Dem crimes under investigation? Ask Jeff Sessions!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 21, 2018
Ditët e fundit Trump ka drejtuar vazhdimisht sulme ndaj hetimeve disa mujore për lidhje të mundshme mes fushatës së tij dhe interesave ruse gjatë dhe pas zgjedhjeve të vitit 2016 dhe është përpjekur ta drejtojë vëmendjen tek adminsitrata Obama që ishte në pushtet para votimeve dhe për disa javë pas tyre, shkruan VOA.
Komentet e tij vijnë pasi Mueller ngriti javën e kaluar akuza kundër 13 individëve rusëve dhe 3 subjekteve, ruse për kryerjen e një ‘beteje informacioni’ kundër Shteteve të Bashkuara, duke krijuar histori dhe komente të rreme lidhur me çështje që kanë shkaktuar mosmarrëveshje në SHBA, në përpjekje për ta ndihmuar Trump t’i fitonte zgjedhjet ndaj rivales së tij demokrate, Hillary Clinton. /Telegrafi/