Telegrafi

Trump do të detyrohet t’i paguajë 10 mijë dollarë në ditë, derisa të dorëzojë në prokurori dokumentet e kërkuara

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i është shqiptuar një dënim i rëndë – pra ai duhet të paguaj nga 10 mijë dollarë çdo ditë derisa të dorëzojë dokumentet që kanë të bëjnë me biznesin e tij.

Trump është shpallur fajtor për mosrespektim të gjyqit në New York, pasi nuk ka dorëzuar dokumentet e kërkuara, transmeton Telegrafi.

Ai është urdhëruar të paguajë 10 mijë dollarë në ditë, derisa të dorëzojë dokumentet e kërkuara në zyrën e prokurorit të shtetit.

Trump nuk ka arritur të ngadalësojë ftesën e gjykatës pasi nuk i dorëzoi dokumentet e kërkuara deri në afatin e paraparë – pra me 3 mars që më pas u shty deri më 31 mars me kërkesë të avokatit të tij.

Prokurorja Leticia James po heton nëse organizata “Trump” tregoi vlerën e pasaktë të pronave të saj, për të marrë kredi dhe të ulë taksat. /Telegrafi/