Telegrafi

Trump tash mbështet dhunën në Kongresin Amerikan: Kujtojeni këtë ditë

Presidenti Trump tani po mbron veprimet e mbështetësve që sulmuan dhe vandalizuan Kongresin Amerikan.

“Këto janë gjërat dhe ngjarjet që ndodhin kur një fitore e shenjtë zgjedhore vidhet në mënyrë kaq jozyrtare dhe mizore,” shkroi republikani në llogarinë personale në Twitter, raporton cnn.

Trump e përmbylli mesazhin, në mënyrë mahnitëse, me “Kujtojeni këtë ditë përgjithmonë!”.

Në fund të cicërimës, presidenti aktual gjithashtu u bëri thirrje protestuesve të “shkojnë në shtëpi me dashuri dhe në paqe”.

Lexo po ashtu Krejt çfarë ndodhi në Kongresin Amerikan: Nga kaosi, bombat, deri tek reagimet e ndryshme

Ndërkohë, gruaja që u qëllua brenda Kongresit Amerikan të SHBA-së gjatë trazirave të mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump është shpallur e vdekur në një spital të kryeqytetit, Uashington, konfirmoi për CNN-in një zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane.

Lexo po ashtu Vdes gruaja që u qëllua me armë brenda Kongresit Amerikan

Gjithashtu raportohet se edhe një mashkull është në gjendje kritike për jetë dhe po trajtohet në spital.

Ndryshe, Kongresi është dashur gjatë ditës së sotme të legjitimojë fitoren e demokratit, Joe Biden. /Telegrafi/