Gjatë takimeve në nivel qeveritar, të planifikuara me zyrtarët e Bashkimit Evropian do të diskutohet edhe mbi çështjet tregtare, deklaroi sot presidenti amerikan, Donald Trump, pas vendimit të tij për të vendosur tarifa për importin e aluminit dhe çelikut.
Deklarata e së enjtes për vendosjen e tarifave globale me një vlerë prej 25% ndaj importeve të çelikut dhe 10 % ndaj produkteve të aluminit ka shkaktuar kërcënime për hakmarrje nga partnerët tregtarë.
Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për eliminimin e tarifave dhe barrierave të mëdha që ata përdorin kundër SHBA-së.
“Nuk është e drejtë për fermerët dhe prodhuesit tanë”, tha Trump përmes një postimi në Twitter.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Enrico Brivio tha se priste shpjegime të qarta mbi përjashtimet dhe kualifikimet e tarifave.
Ai tha se aktualisht asnjë takim i tillë midis BE-së dhe SHBA-së nuk ishte planifikuar, por takimet do të zhvilloheshin në disa nivele gjatë javës. /kp/Telegrafi/