Telegrafi

Trump sulmon NASA-n, krijon konfuzion me deklaratën se Hëna është ‘një pjesë’ e Marsit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të çuditshme, sipas së cilës “Hëna është pjesë e Marsit”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan bëri pohimin e çuditshëm duke i bërë thirrje NASA-s të jetë më ambicioze në planet e saj të ardhshme për eksplorimin e hapësirës.

Ai shkroi të premten: “Për të gjitha paratë që po shpenzojmë, NASA nuk duhet të flasë për të shkuar në Hënë – Ne e bëmë atë 50 vjet më parë. Ata duhet të përqendrohen në gjëra shumë më të mëdha që po bëjmë, përfshirë Marsin (pjesë e së cilës është Hëna), Mbrojtjes dhe Shkencës!”

Një gjë e tillë ka krijuar edhe konfuzion, sidomos tek përdoruesit e rrjeteve sociale.

Megjithatë, megjithëse qëllimi i Presidentit nuk është i njohur në mënyrë specifike, siç shkruan USA TODAY, përcjell Telegrafi, planet e planifikuara të NASA-s për Hënën dhe Marsin janë të ndërlidhura si pjesë e iniciativës “nga Hëna në Mars”.

Po sipas këtij mediumi, misioni i Hënës i NASA-s ofron një mundësi për të testuar “mjete, instrumente dhe pajisje të reja” për eksplorimin e ardhshëm të Marsit.

For all of the money we are spending, NASA should NOT be talking about going to the Moon – We did that 50 years ago. They should be focused on the much bigger things we are doing, including Mars (of which the Moon is a part), Defense and Science!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) June 7, 2019

Presidenti Trump duket se ka dërguar këtë postim duke fluturuar për në shtëpi nga një udhëtim i suksesshëm në Britani të Madhe, Irlandë dhe plazhet e Normandisë në Francën veriore, për të përkujtuar 75 vjetorin e zbarkimit të forcave aleate, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në atë që njihet si D-Day.

Ndryshe, sipas mediave të huaja, NASA zbuloi planet për të dërguar gruan e parë në hënë deri në vitin 2024.

Neil Armstrong u bë personi i parë që shkeli në trupin astronomik më 1969. /Telegrafi/