Telegrafi

Trump: SHBA nuk është gati për të bërë një marrëveshje tregtare me Kinën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të gatshme të bëjë një marrëveshje tregtare me Kinën. Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë të përbashkët shtypi në Tokio së bashku me udhëheqësin japonez Shinzo Abe.

Trump thotë se kinezët po përpiqen ta negociojnë marrëveshjen.

“Unë mendoj se ata ndoshta dëshirojnë të bëjnë marrëveshje që ata kishin në tryezë para se të përpiqeshin ta rinegocionin atë. Ata do të donin të bënin një marrëveshje. Nuk jemi gati të bëjmë një marrëveshje”, tha Trump.

Ai shtoi se tarifat amerikane për mallrat kineze mund të rriten edhe më shumë dhe shumë lehtë. Komentet e tij erdhën pasi bisedimet tregtare midis dy vendeve kanë ngecur.

I pari i Shtëpisë së Bardh, tha se bizneset po largohen nga Kina për në vendet tjera pa tarifa, duke përfshirë SHBA-në dhe fqinjët aziatikë, përfshirë Japoninë. Megjithatë, ai shprehu optimizmin se ekonomitë më të mëdha në botë përfundimisht do të arrijnë një marrëveshje.

“Unë mendoj se diku në të ardhmen, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë absolutisht një marrëveshje të madhe tregtare dhe ne presim me padurim atë”, tha ai.

Presidenti Trump në mënyrë të befasishme ka rritur presionin ndaj Kinës për të arritur një marrëveshje tregtare, duke thënë se ai do të rrisë tarifat për 200 miliardë dollarë për mallrat kineze.

Lexo po ashtu Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare

Ky veprim shënoi një përshkallëzim të madh në tensione midis ekonomive më të mëdha të botës. /Telegrafi/