Presidenti amerikan Donald Trump, ka porositur sot Rusinë duke ia bërë me dije se duhet të bëhet gati për “raketa të reja, të bukura dhe të mençura” në Siri, raporton euronews.
Trump në profilin e tij në Twitter, ka porositur Rusinë se nuk do të duhej të ishte partner “me kafshën që përdor armë kimike” për të vrarë popullin e tij, transmeton Telegrafi.
Russia vows to shoot down any and all missiles fired at Syria. Get ready Russia, because they will be coming, nice and new and “smart!” You shouldn’t be partners with a Gas Killing Animal who kills his people and enjoys it!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) April 11, 2018
“Rusia është zotuar se do të rrëzojë të gjithë raketat e lansuara në drejtim të Sirisë. Bëhu gati Rusi, pasi që do të vijnë raketat e bukura të reja dhe të mençura”, ka shkruar Trump në Twitter.
Në cicërimën tjetër të presidentit amerikan, ka porositur se raportet SHBA-Rusi janë më të këqija se kurrë më parë, madje më të këqija se ato gjatë Luftës së Ftohtë.
Our relationship with Russia is worse now than it has ever been, and that includes the Cold War. There is no reason for this. Russia needs us to help with their economy, something that would be very easy to do, and we need all nations to work together. Stop the arms race?
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) April 11, 2018
Kujtojmë se raportet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë tensionuar si kurrë më parë, që nga raportimi për kryerjen e sulmeve kimike në qytetin sirian Douma, për të cilat akuzohet Bashar al-Assad, të cilin e përkrah Rusia. /Telegrafi/