Telegrafi

Trump reagon ndaj spekulimeve se Melania përdor një zëvendësuese: I edituan fotografitë për të nxitur teori konspirative

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump (Foto: Joe Raedle/Getty Images/Guliver)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj njoftimeve se personi që e shoqëronte në Alabama nuk ishte Melania Trump, por një zëvendësuese e saj.

Ditë më parë në rrjetet sociale u përhapën thashethemet se Zonja e Parë e SHBA-ve përdorte një sozie në raste të caktuara dhe nuk udhëtonte gjatë gjithë kohës me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti dhe Zonja e Parë gjatë fundjavës së kaluar kishin qëndruar për një vizitë në Alabama, ku e humbën jetën 23 njerëz. Mirëpo, në mediat sociale ishin përhapur spekulime se personi që e shoqëronte Trumpin nuk ishte Melania, por një zëvendësuese.

Lexo po ashtu Përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se Melania Trump me raste përdor sozi

Madje ishin bërë krahasime të ndryshme të tipareve të Zonjës së Parë duke u thënë se është fjala për një sozie. Këto thashetheme kanë nxitur reagimin e presidentit amerikan.

“Mediat e rrejshme i kanë ndryshuar me Photoshop fotografitë e Melanias, pastaj i nxitën teoritë konspirative se ajo nuk ishte pranë meje në Alabama dhe në vendet tjera. Ata vetëm sa po bëhen më të çrregulluar me kalimin e kohës!”, ka shkruar Trump në Twitter. /Telegrafi/