Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj njoftimeve se personi që e shoqëronte në Alabama nuk ishte Melania Trump, por një zëvendësuese e saj.
Ditë më parë në rrjetet sociale u përhapën thashethemet se Zonja e Parë e SHBA-ve përdorte një sozie në raste të caktuara dhe nuk udhëtonte gjatë gjithë kohës me kreun e Shtëpisë së Bardhë.
https://twitter.com/RupertMyers/status/1104146945583521794
Presidenti dhe Zonja e Parë gjatë fundjavës së kaluar kishin qëndruar për një vizitë në Alabama, ku e humbën jetën 23 njerëz. Mirëpo, në mediat sociale ishin përhapur spekulime se personi që e shoqëronte Trumpin nuk ishte Melania, por një zëvendësuese.
Madje ishin bërë krahasime të ndryshme të tipareve të Zonjës së Parë duke u thënë se është fjala për një sozie. Këto thashetheme kanë nxitur reagimin e presidentit amerikan.
“Mediat e rrejshme i kanë ndryshuar me Photoshop fotografitë e Melanias, pastaj i nxitën teoritë konspirative se ajo nuk ishte pranë meje në Alabama dhe në vendet tjera. Ata vetëm sa po bëhen më të çrregulluar me kalimin e kohës!”, ka shkruar Trump në Twitter. /Telegrafi/
The Fake News photoshopped pictures of Melania, then propelled conspiracy theories that it’s actually not her by my side in Alabama and other places. They are only getting more deranged with time!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) March 13, 2019