Site icon Telegrafi

Trump: Me Putinin e ‘çojmë’ shumë mirë

Gjatë fjalimit të tij në shtetin e Iowa-s, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën nëse do të ishte President i SHBA-së.

Në këtë fjalim, ai foli për premtimet e tij si kandidat potencial i republikanëve në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, që mbahen në nëntor të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Trump deklaroi gjithashtu se ka raporte shumë të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin derisa përmendi luftën në Ukrainë.

“Putini dhe unë e ‘çojmë mirë’. E çojmë shumë mirë me njeri-tjetrin. Është një gjë shumë e mirë dhe jo e keqe”, deklaroi ai.

Trump mënyrë të vazhdueshme ka thënë se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën nëse do të ishte President i Amerikës, duke premtuar se do ta zgjidhte gjithashtu konfliktin mes të dyja shteteve me një marrëveshje paqeje.

Konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022, në atë që presidenti rus e quajti nisjen e një “operacioni special ushtarak” në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version