Telegrafi

Trump: Putin lider më i mirë se Obama

Donald Trump ka folur me mburrje për presidentin rus Vladimir Putin, pasi atij dhe rivales së tij Hillary Klinton iu janë parashtruar pyetje nga veteranët ushtarakë.

Kandidati republikan për president i tha forumit se presidenti rus ‘ka qenë lider shumë më i mirë se sa presidenti ynë’, shkruan BBC.

Kjo ndodhi në të njëjtën ditë kur shefi i Pentagonit akuzoi Rusinë për mbjelljen e farave të paqëndrueshmërisë globale.

Ndërsa Klinton mbrojti qëndrimet e saj, pavarësisht skandalit me postën e saj elektronike(e-mail), transmeton KosovaPress.