Presidenti Barack Obama pritet që këto momente të takohet me pasardhësin e tij Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku do të zhvillojnë bisedime që synojnë të zbutjen e tensioneve.
Ky takim pritet të jetë i vështirë duke marrë parasysh faktin se Trump kishte vënë në pikëpyetje shtetësinë amerikane të Obamës, ku edhe kishte premtuar se do të ngrinte disa nga politikat e tij kryesore, transmeton Telegrafi.
Por Obama ka deklaruar para medieve se e përkrah Trumpin, pasi disfatës shokuese që e pësoi Hillary Clinton.
Fitorja e Trump pa dyshim që ka nxitur reagime të ashpra në gjithë Amerikën, ku janë zhvilluar protesta kundër tij. /Telegrafi/