Presidenti Donal Trump ka shkruar në Twitter, se rrjetet më të popullarizuara sociale janë duke u kontrolluar nga e majta ekstreme.
Derisa ndau një video, të fjalimit nga Michelle Malkin – një hulumtuese e teorive konspirative, e krahut të djathtë, që më parë ka vënë në dyshim numrin e njerëzve që kanë vdekur në Holokaust, transmeton Telegrafi.
“E majta radikale e ka nën komandë dhe kontroll totale Facebookun, Instagramin, Twitterin dhe Google. Administrata po punon për të korrigjuar këtë situatë të paligjshme. ‘tha Trump në cicërimin e tij. Rrini në pritje dhe dërgoni emra dhe ngjarje. Faleminderit Mitchelle”, ka shkruar Trump.
Reagimi i Trumpit erdhi pasi doli që rregullatorët federalë dhe shtetërorë në Shtetet e Bashkuara, po përgatiten të ngrenë padi mosbesimi, që pretendojnë se Google ka abuzuar me mbizotërimin e saj në kërkime dhe reklamimet në internet, për të penguar konkurrencën dhe për të rritur fitimet.
Sipas një raporti të botuar në The Wall Street Journal, kjo ofensivë po bëhet nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe avokatët e përgjithshëm nga disa shtete. /Telegrafi/