Telegrafi

Trump po mbështet demonstratat kundër regjimit të qeverisë iraniane

Mijëra demonstrues janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e udhëheqësit suprem, pasi regjimi i tij pranoi se gabimisht kishte qëlluar një aeroplan pasagjerësh civil, si shenj hakmarrje kundër vrasjes së Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara.

Turma të zemëruara u mblodhën në të paktën në katër lokacione në Teheran, duke brohoritur ‘vdekje për gënjeshtarët’ dhe duke bërë thirrje që udhëheqësi suprem, të hiqte dorë nga gabimi tragjik ushtarak, transmeton Telegrafi.

‘Vdekje Republikës Islamike’ thërrisnin demonstruesit, ndërsa forcat e sigurimit të regjimit, angazhuan paramilitarët e armatosur rëndë për të shpërndarë turmat e demonstruesve.

Kjo demonstratë, fillojë pas orëve të mëngjesit, kur shumë njerëz ishin mbledhur që të përkujtonin jetët e humbura të pasagjerëve në aeroplan, mirëpo është kthyer në demonstratë,në të cilën pjesëmarrësve iu hodh edhe gazi lotsjellës.

Mbështetje për demonstratën, ka dhënë presidenti Trump, i cili ka shkruar në Twitter se është me demonstruesit, të cilët i quajti të guximshëm dhe tha se do t’ju qëndrojë pranë.

‘Për njerëzit e guximshëm dhe të durueshëm të Iranit, them se unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i presidencës sime dhe administrata ime, do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi frymëzuar nga guximi juaj’, ka shkruar Trump.

Deri më tani, Irani ka pranuar se e ka rrëzuar gabimisht një aeroplan pasagjerësh që vinte nga Ukraina, mirëpo nuk janë dhënë detaje të ndonjë hetimi më të hollësishëm. /Telegrafi/