Telegrafi

Trump përsëri nuk e respekton Melanian, del i pari nga aeroplani dhe hyn vet në veturë (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është vënë sërish në qendër të kritikave, pas sjelljes jo prej xhentëlmeni në raport me gruan e tij, Melania Trump.

Pas kthimit nga Florida në Orlando me aeroplanin presidencial, Air Force One, kreu i Shtëpisë së Bardhë doli i pari nga aeroplani dhe hyri në veturë duke mos e pritur bashkëshorten e tij.

Melania deshi të hynte në veturë me të, por u desh që të kalonte në anën tjetër dhe të hynte vet në automjet, njofton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që Trump publikisht ka shprehur mosrespekt ndaj Zonjës së Parë të SHBA-ve. Edhe në ditën e inaugurimit, ai doli i pari nga vetura për t’u takuar me presidentin Barack Obama dhe nuk e priti Melanian, e cila doli vet nga vetura dhe iu afrua çiftit Obama.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shkruar se Trump nuk ka kurrfarë respekti dhe se akoma më keq sillet ndaj saj kur janë vetëm.

Ndërkaq, një tjetër lajm që bëri bujë ditë më parë, ishte reagimi i Melanias, kur Trump ia preku krahun në fjalimin në Florida.

Lexo po ashtu Reagimi i Melanias kur Trump ia prek krahun, nxit spekulime se ajo po qëndron e martuar pa dëshirë (Foto/Video)

Ish-modelja e prezantoi Trumpin para publikut, mirëpo kamerat e kanë kapur reagimin e çuditshëm të saj kur presidenti i është afruar pranë.

Reagimi i 46-vjeçares ka nxitur komentime të shumta në rrjetet sociale, disa prej të cilëve mendojnë se Melania nuk po qëndron e martuar me Trump me dëshirën e saj. /Telegrafi/