Donald Trump po vazhdon të bëjë fushatë duke reklamuar marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ishte pranishëm gjatë ditës së sotme në qytetin “Bullhead” të Arizonës, ku ka mbajtur një tubim elektoral për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Trump pohoi se marrëveshja u arrit për 15 minuta, gjersa kryeministrit jonë, Avdullah Hotit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, u përqafuan pasi vendosën nënshkrimet e tyre.
“Arritëm një marrëveshje në Zyrën Ovale për 15 minuta dhe më pas filluan puthjet dhe përqafimet. Ata treguan se sa shumë e duan njëri-tjetrin”, është shprehur Trump.
Njeriu më i pushtetshëm në botë tha se Kosova dhe Serbia tash po bëjnë tregti derisa për shumë vite janë vrarë mes tyre.
“Kosova dhe Serbia tani po bëjnë kryejnë marrëveshje tregtare. Ndërkohë që për dekada e dekada ata kanë vrarë njëri-tjetrin”, pohoi presidenti amerikan. /Telegrafi/
Trump claims that representatives of Kosovo and Serbia were in the Oval Office "hugging and kissing and saying how much they love each other" after Trump brokered a deal between them pic.twitter.com/sJciTQYRKr
— Aaron Rupar (@atrupar) October 28, 2020