Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se do ta pezullojë “përkohësisht” imigracionin në SHBA, me qëllim që të “mbrohen vendet e punës për qytetarët amerikanë” në kohën kur coronavirusi ka shkaktuar krizë ekonomike.
“Në botën ku kemi një armik të padukshëm dhe po ballafaqohemi me nevojën për të mbrojtur vendet e punës të qytetarëve tanë, do të nënshkruaj urdhrin për pezullimin e përkohshëm të imigracionit në SHBA”, ka shkruar mbrëmë Trump në Twitter, transmeton Telegrafi.
In light of the attack from the Invisible Enemy, as well as the need to protect the jobs of our GREAT American Citizens, I will be signing an Executive Order to temporarily suspend immigration into the United States!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) April 21, 2020
Megjithatë presidenti amerikan nuk ka treguar se në çfarë mënyre synon t’i aplikojë këto masa dhe sa do të zgjasin ato, në kohën kur pandemia e coronavirusit ka goditur botën.
Kujtojmë që nga coronavirusi që Trump e quan “armik të padukshëm” kanë humbur jetën 42 mijë persona në mbarë SHBA-të, kurse më shumë se 766 mijë tjerë janë infektuar.
E rreth 22 milionë amerikanë kanë mbetur pa punë për shkak të krizës së shkaktuar nga coronavirusi. /Telegrafi/