Site icon Telegrafi

Trump padit Kaliforninë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur padi kundër shtetit amerikan të Kalifornisë për miratimin e një ligji të ri që kërkon nga kandidatët presidencialë të lëshojnë informacionin për pagesën e taksave në të ardhura.

Në procesin gjyqësor të ngritur në gjykatën federale në Sacramento nga avokatët e Trump thuhet se statuti i ri, i cili u shtua në ligj javën e kaluar, është antikushtetues pasi krijon rregulla të reja të paligjshme se kush mund të kandidojë për president.

Partia Republikane të martën ngriti një padi të ngjashme kundër shtetit të Kalifornisë.

Ligji i ri parashikon që kandidatët presidencialë të lëshojnë informacionin e tyre për pagesën e taksave në të ardhura për pesë vjetët e fundit, në mënyrë që ata të kandidojnë në Kaliforni, shteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version