Site icon Telegrafi

Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder

Meme coin i presidentit amerikan, Donald Trump mund të jetë një mënyrë klasike për të bërë para – jo ndryshe nga Biblat e tij prej 60 dollarësh të prodhuara në Kinë dhe atletet nga ari prej 400 dollarësh – por nuk është një sipërmarrje që mund ta rrit pasurinë ‘në qiell’.

Disa media raportuan një rritje të madhe të pasurisë neto të 78-vjeçarit gjatë fundjavës, dhe këto shifra kanë marrë hov në rrjetet sociale.

Pasuria neto e presidentit papritmas u rrit me 800 për qind falë një aktivi digjital që është funksionalisht i pavlefshëm.

Sigurisht që ai mbetet miliarder, por një nga ata me një shifër – qindra miliarda dollarë larg niveleve të oligarkëve të teknologjisë që e rrethonin në inaugurimin e së hënës, shkruan cnn.

Lexo po ashtu Zhvlerësohet kriptovaluta Trump

Por, si qëndron puna?

Llogaritja e pasurive të njerëzve të pasur nuk është aq e thjeshtë sa mund të jetë për ty apo për mua.

Ne, njerëzit e zakonshëm, kemi paga ose rroga dhe ndoshta disa asete si një shtëpi dhe një llogari pensioni, nëse je me fat. Mbledh këto gjëra, heq borxhin dhe ja ku je.

Por, super të pasurit shpesh kanë një gamë të gjerë asetesh, si opsione aksionesh dhe pjesë të kompanive private, vlerat e të cilave janë pak më të paqarta.

Në median financiare, Forbes dhe Bloomberg kanë ekipe të tëra të dedikuara për të raportuar mbi luhatjet e përditshme të pasurisë së njerëzve më të pasur në botë, transmeton Telegrafi.

Të dyja vlerësojnë se pasuria e Trumpit, e cila është kryesisht e lidhur me pronat e paluajtshme dhe aksionet në kompaninë e mediave sociale, Truth Social, e cila ka një vlerë prej pak më shumë se 6 miliardë dollarësh.

Më pas, Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania në fund të javës së kaluar, prezantuan meme coin-et e tyre $TRUMP dhe $MELANIA – esencialisht monedha digjitale që, zyrtarisht, janë kriptovalutat e miratuara nga presidenti dhe Zonja e Parë. Por, në realitet, ato tregtohen thjesht mbi baza emocionale dhe nuk kanë as edhe një përdorim teorik brenda apo jashtë hapësirës së kriptovalutave.

Në kaosin e këtyre prezantimeve, dikush krijoi një monedhë të quajtur “Barron”, e cila doli të mos kishte lidhje me djalin e presidentit dhe Zonjës së Parë, Barron Trump. Ajo monedhë, sipas Crypto.com, duket si një skemë tipike mashtrimi që ka bërë që meme coin të jenë sinonim me mashtrimet.

Lexo po ashtu Pas Trumpit, edhe Melania lanson kriptomonedhën e saj "$Melania"

As Forbes dhe as Bloomberg nuk përfshijnë zotërimet e Trumpit në kripto në llogaritjet e tyre, sepse, siç thekson Bloomberg, “natyra e tyre spekulative, paqëndrueshmëria dhe kufizimet i bëjnë të vështira për t’u vlerësuar”.

Faqja zyrtare e $TRUMP thotë se 80 për qind e furnizimit të monedhës kontrollohet nga dy filiale të Organizatës Trump, konglomeratit privat të presidentit.

Vlera e saj – që reflekton vlerën totale, duke supozuar se të gjitha tokenet janë të disponueshme – arriti rreth 72 miliardë dollarë të premten, ku 80 për qind i takon Trump Org me gati 58 miliardë dollarë.

Vlera është veçanërisht e dyshimtë në botën e kriptovalutave, sepse supozon se çmimi i një aktivi të caktuar do të mbetet i qëndrueshëm, gjë që… nuk do të ndodhë.

Në përputhje me paqëndrueshmërinë e meme coin-eve, $TRUMP u rrit me më shumë se 1000 për qind gjatë fundjavës, pastaj humbi gjysmën e vlerës deri të hënën – lloji i humbjes marramendëse që i bën meme coin makinat më të pasigurta të lojërave të kazinosë kryesisht të parregulluar të kriptovalutave.

Madje edhe Bitcoin, tokeni më i njohur dhe më “i sigurt,” është tepër i prirur ndaj luhatjeve të egra për shumë investitorë tradicionalë.

Është e sigurt që 78-vjeçari do të fitojë disa para nga kjo gjë, sepse, mirë, ai e adhuron shitjen e produkteve.

Lexo po ashtu Pse po thyen rekorde tani Bitcoin - ekspertët thonë se nuk është vetëm për shkak të Trumpit

Vendos emrin Trump mbi një Bibël, atlete, ora, apo parfum dhe le të rrjedhin fitimet.

Monedha Trump ka ndoshta më pak përdorim të drejtpërdrejtë se cilido nga këto produkte, por ato janë një mënyrë e dukshme, e parregulluar dhe në fund anonime për të treguar përkushtimin ndaj markës.

“Ai e kupton që fuqia dhe tema e presidencës i lejon të fitojë shumë para duke shitur monedha Trump – kjo përputhet plotësisht me karakterin e tij, dhe atij nuk i interesojnë konfliktet e mundshme të interesit”, tha James. /Telegrafi/

Exit mobile version