Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka udhëtuar së bashku me gruan e tij Melania Trump në Korenë e Jugut, vizitë kjo e paraparë gjatë turneut të tij në Azi.
Por, Trump dhe Melania kanë qenë në qendër të vëmendjes së medieve dhe të pranishme sapo zbritën nga aeroplani, kurse puthja e dyshes nuk i ka ikur askujt, transmeton Telegrafi.
Pasi aterroi aeroplani presidencial i njohur si Air Force One, Trump dhe Melania janë përshëndetur me zyrtarët që ishin mbledhur për t’i uruar mirëseardhje.
Të gjithë i shtrënguan duart me presidentin e SHBA-ve dhe Zonjën e Parë, kurse personi i parë që u është ofruar ishte Ministrja e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut.
Ata kishin respektuar në përpikëri protokollin, por momenti kur presidenti dhe Zonja e Parë ndahen për të vazhduar me aktivitetet e tyre, ndodhi diçka që i bëri të gjithë kurioz.
Pasi Trump i ktheu shpinën gruas së tij dhe po bëhej gati të largohej, ajo i tha disa fjalë që e bëri atë menjëherë t’i afrohet asaj. E kapi për dorë dhe e puthi në faqe. Ky gjest është një prej momenteve të rralla “intime” që Trump dhe Melania e shfaqin gjatë paraqitjeve të tyre publike.
Pas këtij veprimi që u transmetua në shumë media botërore, komentuesit filluan të besojnë në thënien: “pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e suksesshme”.
Në videon e publikuar më poshtë mund ta ndiqni gjithë ngjarjen që fillon nga minuta e 5:40. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wAXP12sUGsI