Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar protokollin mbi pranimin e Malit të Zi në NATO, i cili ka përfunduar procedurat e ratifikimit në Shtetet e Bashkuara,raporton Zëri i Amerikës.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dalë zyrtarisht me një deklaratë për nënshkrimin e protokollit, raporton Zëri i Amerikës.
Mali i Zi pritet të bëhet anëtar i plotë i NATO-s në fund të muajit maj në Samitin e Brukselit.