Telegrafi

Trump ndryshon mendje, por bën sërish gaf për Belgjikën

Në fillim e quajti një vend të padëshirueshëm dhe të mërzitshëm, por tashmë kandidati republikan Donald Trump ka ndryshuar mendje për Belgjikën.

“Belgjika është një qytet i mrekullueshëm dhe një vend i bukur me ndërtime të mëdha”, ka thënë Trump gjatë një tubimi në Atlanta të mërkurën. “Unë isha atje para shumë, shumë vitesh”, tha ai.

Trump e quajti Belgjikën një qytet. Duhet theksuar se Belgjika është një vend, jo një qytet.

Kjo bëri që kundërshtarja demokrate Hillary Clinton të shkruante një status ironik në Twitter, duke nënvizuar se presidenti të mundshëm t’i mësohet gjeografia.