Presidenti amerikan Donald Trump, është munduar të arsyetojë raportimet e shumta që Shtëpia e Bardhë kishte bërë kërkesë që luftanija që mbanë emrin e kritikut të Trumpit, John McCain, të fshihet gjatë vizitës së presidentit amerikan në Japoni, raporton BBC.
Në Shtëpinë e Bardhë, Trump, ka mohuar kategorikisht se ka qenë në dijeni për këtë kërkesë, duke thënë se kushdo që e ka bërë një gjë të tillë “ka pasur qëllim të mirë”, transmeton Telegrafi.
I was not informed about anything having to do with the Navy Ship USS John S. McCain during my recent visit to Japan. Nevertheless, @FLOTUS and I loved being with our great Military Men and Women – what a spectacular job they do!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 30, 2019
Kërkesa që të fshihet luftanija amerikane USS John S McCain nga vendi ku do të vizitonte Trumpi gjatë qëndrimit në Japoni, është mohuar edhe nga zyrtarë të lartë të marinës amerikane.
Në zyrën për informim në marinën amerikane kanë bërë të ditur se janë krenar për atë anije, ekuipazhin e saj, emrin dhe trashëgiminë që e bartë.
The name of USS John S. McCain was not obscured during the POTUS visit to Yokosuka on Memorial Day. The Navy is proud of that ship, its crew, its namesake and its heritage.
— Navy Chief of Information (@chinfo) May 30, 2019
Megjithatë Trump ka mohuar kategorikisht se qëndron pas kësaj kërkese lidhur me anijen që të fshihet në ndonjë port tjetër. /Telegrafi/