Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se lufta tregtare e cila po ashpërsohet dita ditës me Kinën, do ta bëjë më të vështirë për Apple për konkurruar me Samsung.
Kjo ishte baza e mesazhit të Tim Cook për Trump gjatë një dreke që patën së bashku.
Apple do të goditej nga tarifat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 1 shtator sepse produktet e kompanisë prodhohen në Kinë, ndërsa do t’i shpëtonte tarifave për shkak se produktet e gjigantit korean prodhohen kryesisht në Vietnam, Indi, Indonezi dhe vende të tjera të botës.
Një raund i ri tarifash pritet të hyjë në efekte për importet kineze duke rritur çmimet e disa pjesëve elektronike me 10 për qind.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, rritje do të pësojnë kufjet wireless Apple AirPods dhe Apple Watch.
MacBook, iPad dhe iPhone do të shpëtonin por mund ta pësojnë në raundin e ri të tarifave që do të hyjnë në fuqi më 15 dhjetor. Në anën tjetër, Trump i ka kërkuar Apple të prodhojë pajisjet e saj në SHBA, kurse kompania kryen hulumtim dhe zhvillim në vend, por prodhimin dhe montimin e bën në Kinë. /Telegrafi/