Site icon Telegrafi

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij – çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Donald Trump ka thënë se ai mendon se Sir Keir Starmer ka “bërë një punë shumë të mirë” deri më tani dhe tha se dyshja do të flasin në telefon “gjatë 24 orëve të ardhshme”.

Presidenti i SHBA-së deklaroi se ai edhe kryeministri britanik “shkojnë mirë” pavarësisht se Keir është “liberal, gjë që është pak më ndryshe nga Trumpi”, shkruan skynews.

“Por unë mendoj se ai është një person shumë i mirë”, tha Trump.

“Unë mendoj se ai ka bërë një punë shumë të mirë deri më tani. Unë mund të mos pajtohem me filozofinë e tij, por kam një marrëdhënie shumë të mirë me të”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se Starmer u takua më parë me Trumpin për darkë në Trump Tower në New York në shtator, përpara se ai të zgjidhej president për herë të dytë dhe ka zhvilluar dy biseda telefonike para inaugurimit me të.

Ndërsa së fundmi ai ka deklaruar se do të fillojë punimet për të arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-në.

Gjithashtu, udhëheqësi laburist ka premtuar se do ta çojë partneritetin mes dy vendeve në një tjetër nivel.

Trump u tha gazetarëve në Air Force One se udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar mund të ishte në Mbretërinë e Bashkuar ose Arabinë Saudite – vendi i parë ku ai udhëtoi si president gjatë mandatit të tij të parë.

E fjalët e mira të Trumpit për Starmer janë në kundërshtim me ato të miliarderit Elon Musk, i cili  ka kërkuar vazhdimisht që kryeministri të zëvendësohet, e madje edhe të burgoset.

“Burg për Starmer”, postoi Musk në platformën e tij X në fillim të këtij muaji.

E se a do të ndikojnë mendimet e ndryshme në raportin Trump-Musk, mbetet të shihet. /Telegrafi/

Exit mobile version