Site icon Telegrafi

Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin

Presidenti i sapozgjedhur republikan i SHBA-së, Donald Trump ka bërë disa komente në lidhje me pamjet virale ku shihen ai dhe ish-presidenti demokrat Barack Obama duke biseduar dhe qeshur së bashku në funeralin e Jimmy Carter.

Dyshja u ulën së bashku dhe mund të shiheshin duke folur për disa minuta.

Obama u pa duke tundur kokën, përpara se të buzëqeshte, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

I pyetur për këtë, Trump tha: “Nuk e kuptova se sa miqësor dukej”.

“Unë thashë, ata dy po duken si dy njerëz që pëlqejnë njëri-tjetrin’ Dhe ne ndoshta po”, shtoi ai.

“Ne kemi një filozofi paksa të ndryshme, apo jo? Por ndoshta kemi. Nuk e di. Sapo shkuam mirë. Por unë shkova mirë me pothuajse të gjithë”, vazhdoi republikani.

Lexo po ashtu Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Ndryshe, pamjet virale vijnë pas vitesh kritikash ndaj njëri-tjetrit në sytë e publikut; ishte Trump ai që përhapi të ashtuquajturën teori konspirative “të lindjes” për Obaman në vitin 2011, duke pretenduar se ai nuk kishte lindur në SHBA.

Fyerjet vazhduan për vite me radhë, me Obaman që ia dedikoi fjalimin e fundit të darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2016, shakave në kurriz të rivalit të tij politik.

Trump ka sulmuar vazhdimisht familjen Obama, duke thënë se ish-presidenti ishte “i paefektshëm” dhe “i tmerrshëm” dhe duke e quajtur ish-zonjën e parë Michelle Obama “të keqe” deri në tetor të vitit të kaluar.

Ndërsa në fushatën e Kamala Harris vitin e kaluar, Obama tha se Trump ishte një “miliarder 78-vjeçar që nuk ka pushuar së qari për problemet e tij që kur zbriti në shkallët lëvizëse nëntë vjet më parë”. /Telegrafi/

Exit mobile version