Telegrafi

Trump i “kërkon” Melanias të buzëqesh, derisa qëndronin para kameramanëve dhe fotografëve në kishën katolike në Washington

Mediat botërore kanë publikuar një video në të cilën shihet se si Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, ka buzëqeshur vetëm atëherë kur bashkëshorti i saj – presidenti amerikan Donald Trump ia kërkoi, derisa po fotografoheshin gjatë vizitës në këshillën katolike Saint John në Ëashington.

Ky moment është përfolur shumë në veçanti kur Trump i kërkon Melania të buzëqesh, në momentin kur vëren se kameramanë dhe fotografë ishin para tyre, transmeton Telegrafi.

Edhe pse Trump shihet duke i kërkuar gruas së tij që të buzëqesh ajo fillimisht “hezitoi”, megjithatë disa sekonda më pas e dhuron një “buzëqeshje” të shkurtër.

Kujtojmë që Trump vizitoi kishën të martën, në kohën kur në SHBA po vazhdojnë protestat e dhunshme që shpërthyen pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd. /Telegrafi/