Donald Trump e ka kërcënuar Vladimir Putinin me “nivele të larta” taksash, tarifash dhe sanksionesh nëse ai nuk bën një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
“Unë nuk jam duke kërkuar të lëndoj Rusinë”, tha ai në një postim në “Truth Social”.
“Unë e dua popullin rus dhe kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin Putin”, ka shtuar ai, duke vënë në dukje gjithashtu rolin e Bashkimit Sovjetik në ndihmën e aleatëve për të fituar Luftën e Dytë Botërore.
“Me të gjitha këto, unë do t’i bëj Rusisë, ekonomia e së cilës po dështon, dhe presidentit Putin, një favor shumë të madh”, vlerëson ai.
“Qëndroni tani dhe ndaloni këtë luftë qesharake”, shkroi ai, duke shtuar se “vetëm do të përkeqësohet”.
“Nëse nuk bëjmë një ‘marrëveshje’ dhe së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që shet Rusia në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera pjesëmarrëse”.
“… Është koha për të bërë një marrëveshje. Nuk duhet humbur më jetë”. /Telegrafi/