Telegrafi

Trump: Irani po luan me zjarrin, unë nuk do të jem “i butë” si Obama (Foto)

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Twitter ka shkruar se “Irani po luan me zjarrin”, dhe paralajmëroi Teheranin se ai nuk do të jetë “i butë”, si ish-presidenti Barack Obama.

Komentet e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vijnë pas testit raketor të Teheranit këtë javë.

Të hënën, përcjell Telegrafi, Fox News ka cituar zyrtarë amerikanë të kenë thënë se Irani ka kryer teste të raketave balistike me rreze të mesme.

Kjo u pasua të enjten nga raportet nga CNN, NBC News dhe Reuters, duke cituar të gjitha burimet, sipas të cilave Uashingtoni mund të vendos sanksione të reja kundër Iranit që të premten.

Irani ka konfirmuar se ka testuar raketat, dhe se lansimi i tyre ishte “në përputhje” me planet e saj.

“Nuk do të lejojmë të huajt të ndërhyjnë në punët tona të mbrojtjes”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Hossein Dehghan për agjencinë e lajmeve Tasnim të mërkurën. /Telegrafi/