Telegrafi

Trump insiston se Obama është themelues i ISIS-it

Republikani Donald Trump ka përshkruar presidentin e SHBA-së si “themelues” të grupit të Shtetit Islamik.

“Ata nderojnë presidentin Obama”,  tha  Trump në një tubim në Floridatë mërkurën.

“Ai është themeluesi i ISIS-it”, tha Trump, shkruan BBC.

Trump gjithashtu sulmoi edhe rivalen e tij për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, duke e quajtur atë një “bashkë themeluese”.

Clinton u përgjigj duke e akuzuar Trump për “fjalë plehrash” dhe ka thënë se ai është duke u bërë jehonë fjalëve të presidentit rus Vladimir Putin., transmeton KosovaPress.

Trump qëndroi pas vërejtjeve të tij të enjten, duke thënë se zoti Obama dhe zonja Clinton ishin “lojtarët më të vlefshëm” të Shteti Islamik.