Telegrafi

Trump ia huq, kryeministrin hungarez e quan lider të Turqisë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij para fushatës së organizuar në New Hampshire është lavdëruar se është njohur me Viktor Orbanin, liderin hungarez, për të cilin tha se është një prej liderëve më të fuqishëm në botë dhe se është lider i Turqisë.

“Është një burrë, Viktor Orban, a ka dëgjuar dikush për të”, thotë Trump, duke menduar për kryeministrin hungarez, transmeton Telegrafi.

“Ai me gjasë është një prej liderëve më të fuqishëm kudo në botë. Ai udhëheq me Turqinë”, tha Trump.

Ndryshe presidenti i Turqisë është Recep Tayyip Erdogan, kurse Viktor Orban është kryeministër i Hungarisë.

Trump më herët kishte lavdëruar Orbanin që kundërshton migrantët dhe të drejtat e LGBTQ, kurse stilin e udhëheqjes së tij e quan “një demokraci joliberale”. /Telegrafi/