Site icon Telegrafi

Trump: Hebrenjtë që votojnë për demokratët janë budallenj absolut

Kandidati i Partisë Republikane për president në SHBA, Donald Trump, ka bërë edhe një herë një koment që ka bërë bujë të madhe.

Ish-presidenti amerikan këtë herë ka kritikuar hebrenjtë që votojnë për Partinë Demokratike, raporton abcnews.

Në një intervistë në radion e New Yorkut, 78-vjeçari i quajti hebrenjtë që votojnë për Partinë Demokratike “budallenj absolut” dhe më pas veçoi senatorin, Benry Sanders dhe bashkëshortin e Kamala Harrisit, Doug Emhoff, të cilët i quajti “hebrenj të këqij”.

Lexo po ashtu Trump me deklaratë të çuditshme: Harris nuk ishte person me ngjyrë, ajo shkoi dhe u bë ashtu - papritur

Përveç kësaj, ai tha se “çdo hebre që nuk voton për të duhet t’i kontrollohet koka” dhe në intervistat e mëparshme ai theksoi se çdo hebre që voton për demokratët “e urren fenë e tij”.

Emhoff iu përgjigj drejtpërdrejt Trump duke thënë se ai përdor stereotipe për të poshtëruar popullin hebre dhe kujtoi lidhjet e bashkëpunëtorëve të tij me idetë dhe grupet neo-naziste.

Trump u kritikua gjithashtu nga fushata e Kamala Harrisit dhe Chuck Schumerit, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike dhe gjithashtu një hebre. /Telegrafi/

Exit mobile version