Telegrafi

Trump emëron një femër tjetër në krye të forcave ajrore (Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar ish-ambasadoren Barbara Barrett në krye të forcave ajrore, duke komentuar në Twitter se ajo “do të jetë e mrekullueshme”.

E nëse emërimi i saj konfirmohet nga Kongresi, 68-vjeçarja Barrett do ta zëvendësojë një femër tjetër – Heder Wilson, transmeton Telegrafi.

Barbara Barrett gjatë kohës së George W. Bush ishte president, ka ushtruar postin e ambasadores në Finlandë. Gjithashtu bashkëshorti i saj Craig, është ish-president i kompanisë Intel.

Adhuruesja e flakë e aviacionit dhe njëherit pilote eksperimentale, Barrett deri në vitin 2017 ka menaxhuar qendrën kërkimore për aviacion “Aerospace Coroporation” si dhe është anëtare e bordit menaxhues të “Rand Corporation”.

E shefja e deritanishme e forcave ajrore të SHBA-së, Heder Wilson, emri i së cilës është lakuar si zëvendësuesja e Sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, dorëheqjen e saj e kishte bërë publike në mars. /Telegrafi/